Ēiljeta Xhilaga: ‘Lufta’ me kilet pas lindjes sė djalit

Ēiljeta Xhilaga: ‘Lufta’ me kilet pas lindjes sė djalit
nga femra
Prishtinė | 26 Korrik 2013 | 07:53

Në showbiz-in shqiptar, hyjnë dhe promovohen çdo vit personazhe të rinj… Disa prej tyre, të
bukur, të suksesshëm e me një filozofi të qartë për karrierën që do të
ndërtojnë. Megjithatë, ndonëse cilësia e prurjeve të reja është mjaft e mirë,
asnjëri prej tyre nuk ia ka dalë të zërë vendin e saj.
Kjo sepse atë e duan të gjithë.

 Të rinj e të vjetër, vajza e djem, burra e gra, pleq e plaka… Janë
përpjekur shumë, por asnjë deri tani nuk e ka gjetur dot arsyen se përse e duan
kaq shumë Çiljetën. Thjeshtësinë, sinqeritetin, modestinë… Apo çfarë cilësish
i pëlqen publiku kësaj vajze?! Këtë nuk dimë ta themi, por dimë ama të themi me
bindje që Çiljeta është femra që shet më shumë në showbiz. Nëse do të pyesnit
gazetarët se cili është personazhi më i mirë, ai që e përdorin sa herë janë në
rrezik për një kopertinë të shitshme, e sigurt është që të gjithë do thoshin
Çiljeta. Fotot e Çilit, i sheh çdo javë në kopertina gazetash e revistash dhe
nëse në vend të saj do të ishte një personazh tjetër, me siguri publiku do të
lodhej…
Por ja që me të nuk ndodh kështu. Ajo, sa më shpesh del, aq më shumë i
çon dozat e kuriozitetit tek audienca. Njerëzit nuk qëndrojnë dot indiferentë
kur dëgjojnë emrin e saj. Në çdo sondazh të bërë për personazhet VIP në
Shqipëri, ajo qëndron në krye të listës. Edhe kur nuk ka bërë asgjë të re,
publiku e kërkon Çiljetën. Sepse Çiljetën e duan të gjithë, e duan edhe ata që e
‘urrejnë’, e që e komentojnë në rrjetet sociale prapa profileve anonime. E duan,
pasi ajo ka qëndruar gjithmonë Çiljeta.

Image

 

Çili, si po kalon këto kohë?

Mendoj se jam duke kaluar kohën më të mirë në jetën time. Tashmë
jam një femër e realizuar, jo vetëm në karrierë, por edhe në familje. Fernando
më mbush çdo ditë me energji. Më motivon çdo ditë për të dhënë më të mirën.

Sa të ka ndryshuar mëmësia?
Më ka bërë më të
përgjegjshme. Derisa Fernando të rritet, më duhet të mendoj edhe për të. Ndonëse
jam përpjekur që të mos ndryshoj shumë gjëra në stilin tim të të jetuarit, duke
e bërë edhe djalin pjesë të aktiviteteve të përditshme, ai qëndron përsëri
prioritet. Sigurisht kam hequr dorë nga daljet e shpeshta me shoqërinë,
megjithëse ime më çdo fundjavë më thotë ‘dil, se e mbaj unë djalin’. Dua që ta
shijoj çdo hap të tij, çdo belbëzim, çdo buzëqeshje… Absolutisht çdo gjë.

Kështu po na zbulon që mami të ndihmon në rritjen e djalit?

Patjetër. Mami dhe gjyshja ime Lirika janë në garë me njëra-tjetrën
kush do kujdeset më shumë për djalin. Fernando gjen qetësi në krahët e tyre.

Po me gjyshin, si i ka punët?
Gjyshi është ai që bërtet
më shumë, sa herë Fernando grindet. Do që djali të mos qajë kurrë. E ka pikë të
dobët.

Image

 

Është Fernando qaraman?
Jo, përkundrazi është
shumë fëmijë i qetë.
Të lë pa gjumë natën?
Mesa shikoj
tani, ky djali im do bëjë shumë jetë nate kur të rritet (qesh). Nuk e zë gjumi
pa kaluar mesnata.
Kujt i ngjan më shumë Fernando?

afërmit e mi përpiqen të gjejnë pika të përbashkëta në portretin tim dhe të
Fernandos, por ai është kopje e të atit.
Qëndrojmë këtu; si po shkon
marrëdhënia me Tomason?
Shumë mirë (prek hundën), marshallah të mos
e marrim veten mësysh. Kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin dhe ai është shumë
i përkushtuar ndaj meje dhe djalit. Megjithëse i duhet të udhëtojë shpesh, kemi
një komunikim perfekt, nuk numërohen telefonatat gjatë ditës.
Do të
martoheni?
Kemi bërë një gjysmë plani, për të organizuar një dasmë
private kur djali të mbushë 1 vjeç, por është ende një plan…

Ndërkohë rikthehemi tek ty dhe tek linjat e fituara pas lindjes. Si
ia bëre?
Palestër ‘non stop’ dhe një regjim i kontrolluar ushqimor.
Jam përpjekur të reduktoj bukën dhe brumërat, duke bërë pjesë të menysë ditore
më shumë produkte toke.
Muzikës, kur ke bërë në plan t’i rikthehesh?

Image

 

Besoj se shtatori do të jetë muaji deçiziv kur do të vendos për
projektet e reja. Kam dëshirë që në fillim të vjeshtës të publikoj një klip të
ri dhe të marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, por ende nuk kam vendosur
asgjë.
Në këto 13 vite karrierë të suksesshme, në një marrëdhënie të
ngushtë me famën, çfarë të ka bezdisur?
Në fillimet e mia
mërzitesha shumë, për shumë gjëra. Edhe komenti më i vogël më bënte përshtypje.
Por me rritjen kam kuptuar që në jetë ka gjëra më të rëndësishme. Sigurisht
shqetësohem kur dëgjoj të flasin gjëra të paqena, apo kur gazetat abuzojnë me
mua, por nuk e mbaj mendjen aty, siç kam bërë më parë.
A të bezdis
epiteti i ‘seks bombës’?
E pse duhet të më bezdisë?! Femrat më të
bukura të botës e kanë gëzuar këtë epitet.
Ç’do të thotë për ty të
jesh seksi?
Të qenurit ‘seksi’ s`ka të bëjë me veshjen më. Zotit
faleminderit! Kam lexuar një thënie: “Femër seksi është ajo që më bën të qesh,
të qaj, ta dua dhe urrej”… Fakti që mund të flas, vishem, këndoj lirshëm dhe pa
asnjë kompleks për çdo defekt timin apo të të tjerëve, më bën të ndihem mirë në
lëkurën time.

 

Komentet

Komente (1) | Kthehu

njani @ 15/08/2013 00:09

Valla nuk po e zgjati me shume veq po ta kishna ne shtrat nuk besoi se me kishte mbet per neser jo se krejt e kishna hanger .

*
*
*
Shpėrndaje
P6 - 300 x 250
Sondazh

Cilat nga kėto kėngė ju pelqenė?

  • Neki Emra ft Leonora Jakupi - Qift ty dua te kem 2014
  • Sabri Fejzullahu - Shkon 2014
  • Albatrit Muqiqi - Sa sa 2014
  • Adelina Berisha - A dalim 2014
  • Sinan Vllasaliu - Si ke zemren ta jep zoti 2014
  • Kida - O'najr 2014
P8 - 728 x 90
P9 - 220 x 90